Arsenal në shtëpi! 31-vjeçari kapet me pushkë pa leje, policia i troket në derë në Vaqarr

Data

Një 31-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë zjarri në banesën e tij. Arrestimi u krye në fshatin Lalm, në zonën e Vaqarrës, gjatë një operacioni policor të zhvilluar për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një pushkë, e cila mbahej në kundërshtim me ligjin. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut u bë arrestimi në flagrancë.

Operacioni policor, i zhvilluar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, kishte si qëllim parandalimin e rasteve që rrezikojnë sigurinë publike dhe rendin në komunitet. Sipas policisë, kontrollet janë pjesë e një fushate të vazhdueshme për të çarmatosur individët që mbajnë armë pa autorizim ligjor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur nëse arma kishte lidhje me ndonjë ngjarje tjetër kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related