Nga dhuna në familje te mashtrimi dhe vjedhja, disa të arrestuar në Tiranë

Data

Policia e Tiranës ka finalizuar disa veprime policore gjatë 24 orëve të fundit, duke arrestuar dhe proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale, që variojnë nga dhuna në familje, vjedhja dhe mashtrimi, deri te mbajtja e lëndëve piroteknike.

Në pranga ka rënë një shtetas 50-vjeçar, i cili ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Po ashtu, është arrestuar një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet që ishte lënë përkohësisht i ndezur nga pronarja. Pas vjedhjes, i riu është aksidentuar me mjetin dhe nga verifikimet rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Ndërkohë, është proceduar penalisht një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka mashtruar një 39-vjeçare duke i premtuar blerjen e një apartamenti, duke i marrë shuma parash dhe më pas duke e kanosur kur ajo ka kërkuar kthimin e tyre.

Procedime penale janë nisur edhe për disa shtetas të tjerë, përfshirë:

•persona të përfshirë në konflikte fizike për motive të dobëta;

•shtetas të cilëve u janë gjetur lëndë piroteknike në kundërshtim me ligjin;

•një i mitur, të cilit iu gjetën mjete prerëse;

•persona të dyshuar për kanosje dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësve të policisë;

•raste të hetimeve për vjedhje dhe shkelje të ndryshme penale.

Gjithashtu, janë referuar materiale në Prokurori edhe për disa raste të krimeve kibernetike, për hapje profilesh false dhe shpërndarje të të dhënave personale në rrjete sociale.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rasteve dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related