Në natën e ndërrimit të viteve, Selvije Jao ka emocionuar ndjekësit me një postim prekës kushtuar bashkëshortit të saj të ndjerë, këngëtarit Shpat Kasapi.
Përmes një InstaStory, ajo ndau një mesazh të shkurtër, por shumë domethënës, ku shprehu dhimbjen dhe mungesën që vijon të ndjejë edhe me ardhjen e një viti të ri.
“Zemra nuk njeh kalendar, kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh Shpat”, shkroi ajo, duke treguar se koha nuk e ka lehtësuar plagën e humbjes.
Postimi u shoqërua me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i shprehën mbështetje dhe ngushëllime Selvijes, duke kujtuar njëkohësisht figurën e artistit të dashur që la gjurmë të forta në muzikën shqiptare.
