“Pa ujë, por me vezë!” – Vlora shpërthen kundër Bashkisë në ditën e katërt të krizës

Data

Në ditën e katërt radhazi pa ujë të pijshëm, durimi i qytetarëve të Vlorës ka marrë fund. Paraditen e sotme, dhjetëra banorë janë mbledhur përpara Bashkisë së qytetit, ku protesta ka marrë nota të forta revolte.

Të indinjuar nga mungesa e ujit dhe nga ajo që e cilësojnë si neglizhencë totale të institucioneve, protestuesit kanë gjuajtur me vezë drejt godinës së Bashkisë. Situata ka qenë e tensionuar, ndërsa janë shënuar edhe përplasje verbale me forcat e policisë të pranishme në vendngjarje.

Qytetarët shprehen se prej katër ditësh jetesa është bërë e pamundur, me depozita bosh dhe pa asnjë zgjidhje konkrete nga autoritetet. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse furnizimi me ujë nuk rikthehet menjëherë dhe nëse nuk ka përgjegjësi për situatën që ka paralizuar qytetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related