“Jemi ende gjallë”, Berisha nga Korça: Donin të copëtonin PD-në, por ne u ringritëm dhe triumfuam

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot takimin e radhës të Foltores në qytetin e Korçës, takim që përkoi edhe me 35-vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qytet. Në sallë ishin të pranishëm drejtues lokalë, struktura të partisë, mbështetës, si edhe deputetë demokratë të qarkut.

Takimi në Korçë u zhvillua paralelisht me një aktivitet tjetër politik të ish-deputetit Ervin Salianji në Shkodër, duke thelluar më tej kontrastet brenda opozitës pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.

Në fjalën e tij, Berisha uroi anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për përvjetorin, duke theksuar se partia mbetet ende në këmbë pavarësisht përpjekjeve për ta shkatërruar.

“Gëzuar festat nga zemra për të gjithë ju. Nderojmë ata korçarë atdhetarë që 35 vite më parë u ngritën kundër regjimit dhe krijuan degën e parë të Partisë Demokratike në këtë qytet, për dinjitetin e Korçës dhe të Shqipërisë,” u shpreh ai.

Berisha deklaroi se PD ka qenë objekt i një projekti të qëllimshëm për asgjësimin e opozitës dhe izolimin e saj politik, por sipas tij, ky plan ka dështuar.

“Ne vijmë në këtë 35-vjetor si një forcë politike që është ende gjallë, në këmbë dhe e sigurt në fitore. U tentua copëtimi i Partisë Demokratike, u tentua projekti ‘Shqipëria pa opozitë’, por ne triumfuam. U ringritëm me kauzat tona, si feniksi nga hiri,” tha Berisha.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për përqendrim të pushteteve dhe për sjellje që, sipas tij, ngjasojnë me regjimet autoritare.

“Donin të na shkatërronin. Kauzat tona u sanksionuan me rezoluta ndërkombëtare. Rama donte të na zhdukte, duke përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij, si një diktaturë moderne. Por nuk ia doli,” theksoi kreu i PD-së.

Takimi u mbyll me thirrje për bashkim të opozitës, qëndresë politike dhe vazhdim të betejës kundër qeverisë socialiste, ndërsa drejtuesit lokalë apeluan për mobilizim të strukturave në prag të zhvillimeve të reja politike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related