U kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur, arrestohen tre persona në Tiranë

Data

Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë ditës së sotme tre persona për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Specialistët e qarkullimit rrugor vunë në pranga shtetaset A. J., 39 vjeçe dhe B. K., 35 vjeçe, të cilat u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi B. H., 46 vjeç, i cili, duke drejtuar automjetin e tij, u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga shtetasja N. M., 37 vjeçe. Si pasojë e aksidentit u plagos drejtuesja e automjetit, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe tre pasagjere të tjera që morën mjekim dhe më pas u larguan në banesë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve dhe apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht për shmangien e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related