Dosja Balluku hyn në fazë kritike, PD kërkon votim urgjent për heqjen e imunitetit

Data

Dosja ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka hyrë në një fazë kritike, ndërsa Partia Demokratike kërkon veprim të menjëhershëm nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të saj. Pesë anëtarët e PD-së në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin kanë depozituar një kërkesë zyrtare për mbledhjen urgjente të Këshillit, të martën në orën 11:00.

Sipas PD-së, afati prej më shumë se tre ditësh ka qenë i mjaftueshëm që pala mbrojtëse të njihet me materialet e dosjes, ndaj tashmë duhet të shqyrtohet autorizimi për arrestimin ose heqjen e lirisë ndaj Belinda Ballukut, në cilësinë e saj si deputete, ministre dhe zëvendëskryeministre.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi se kërkesa për mbledhjen e Këshillit është e detyrueshme sipas rregullores dhe se çdo vonesë rrezikon hetimin. Ai theksoi se Prokuroria e Posaçme ka nënvizuar karakterin urgjent të çështjes dhe shqetësimin për prishje provash apo intimidim të dëshmitarëve.

Në kërkesën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, deputetët e PD argumentojnë se precedenti parlamentar tregon se raste të ngjashme janë shqyrtuar brenda 48 deri në 72 orësh. Ata kërkojnë që Kuvendi të mos kthehet në pengesë për drejtësinë dhe të lejojë vijimin normal të procedurave.

PD nënvizon se thirrja e mbledhjes me kërkesë të gjysmës së anëtarëve të Këshillit është një detyrim ligjor dhe se Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë menjëherë rendin e ditës dhe palët e përfshira, për të garantuar transparencë dhe respektim të ligjit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related