Seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shtyrë për në datën 12 janar. Vendimi u mor gjatë seancës së zhvilluar sot, e cila përfshin gjithashtu edhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, si dhe Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024. Ai dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Ndërkohë, Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku për pastrim parash.
Pas përfundimit të seancës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se procesi u shoqërua me problematika procedurale. Sipas tij, Meta ka konstatuar se një pjesë e provave të përfshira në dosje nuk janë administruar fizikisht, çka ka sjellë ngërç në zhvillimin e seancës.
Cakrani bëri me dije se mbrojtja do të paraqesë prova shtesë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe shtoi se vendimi i kësaj gjykate mund të merret brenda afateve ligjore, madje edhe brenda këtij viti.