FIFA “hap thesin” për Botërorin 2026: 727 mln $ bonus – Shqipëria fiton minimumi 10.5 mln $ vetëm me kualifikim

Data

FIFA ka miratuar një paketë financiare rekord për Kupën e Botës 2026, me 727 milionë dollarë që do të shpërndahen si kontribut financiar për federatat pjesëmarrëse. 

Sipas vendimit të Këshillit të FIFA-s, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime performance për 48 ekipet e kualifikuara. Skema e shpërndarjes është kjo: kampioni merr 50 mln $, finalisti 33 mln $, vendi i tretë 29 mln $, vendi i katërt 27 mln $, vendet 5-8 nga 19 mln $, vendet 9-16 nga 15 mln $, vendet 17-32 nga 11 mln $, ndërsa vendet 33-48 nga 9 mln $ secila. 

Përveç kësaj, FIFA ka vendosur që çdo ekip i kualifikuar të marrë edhe 1.5 mln $ për kostot e përgatitjes. Kjo do të thotë se çdo federatë pjesëmarrëse është e garantuar me të paktën 10.5 mln $ (9 mln $ + 1.5 mln $), vetëm për pjesëmarrjen në turne. 

Sa fiton Shqipëria nëse kualifikohet?

Nëse Shqipëria kualifikohet në Botërorin 2026, minimumi i garantuar është 10.5 milionë dollarë. 

Më pas, shuma rritet sipas renditjes finale (p.sh. minimum 12.5 mln $ nëse mbyllet në vendet 17-32; 16.5 mln $ në vendet 9-16; deri në 51.5 mln $ nëse shpallet kampione – gjithmonë duke llogaritur edhe 1.5 mln $ të përgatitjes). 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related