Pas marrjes së “Topit të Artë” në mbrëmjen Gala që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, dy shkodranët, Bekim Balaj dhe Megi Doçi, u shpallën fitues të këtij trofeu prestigjioz.
Pas fjalës së tij, Balaj ndau batuta me të pranishmit, duke thënë me humor: “Shkodranët e kemi tepruar pak sonte”. Për sulmuesin, ky ishte një tripletë personale, ndërsa nuk nguroi të shprehte se trofeu nuk e kishte plotësuar plotësisht, duke theksuar se titulli kampion është synimi i tij i radhës.
“Dua të falenderoj djemtë e ekipit kombëtar që na kanë bërë krenar të gjithë shqiptarët dhe na kanë bërë të ëndërrojmë për Botërorin. Dhe, meqë jemi te kombëtarja, dua të falenderoj misterin Xhani De Biazi, më ka bërë të vesh fanellën e kombëtares,” shtoi Balaj.
Ai gjithashtu theksoi se fitimi i titullit kampion është kthyer në një obsesion për Shkodrën, duke kujtuar dhe vitin e kaluar kur humbën një finale. “Nuk dorëzohemi. Jam i bindur që do të kthehemi me presidentin Xhaferri dhe gjithë atë grup fantastik që kemi dhe do të tentojmë deri në fund për titullin kampion,” përfundoi Balaj.
