Reagime të forta ndërkombëtare pas sulmit në Sydney: Albanese “të tronditur”, Netanyahu akuza të drejtpërdrejta, Von der Leyen: Të bashkuar kundër urrejtjes

Data

Sulmi terrorist i përgjakshëm në plazhin Bondi në Sydney, ku deri tani raportohet për 12 viktima dhe 29 të plagosur, ka shkaktuar reagime të forta nga liderë botërorë, veçanërisht për shkak se shënjestër ishte komuniteti hebre, i mbledhur për të festuar Hanukkah.

Albanese: Skena tronditëse, prioritet shpëtimi i jetëve

Kryeministri australian Anthony Albanese i ka cilësuar ngjarjet pas sulmit si “tronditëse dhe thellësisht shqetësuese”, duke bërë të ditur se ka aktivizuar menjëherë Komitetin e Sigurisë Kombëtare.

“Policia dhe shërbimet e emergjencës janë në terren dhe po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetë. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, u shpreh Albanese.

Ai konfirmoi gjithashtu se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e Policisë Federale Australiane dhe autoritetet e Uellsit të Ri Jugor, ndërsa priten përditësime të mëtejshme sapo të konfirmohen informacionet zyrtare.

Netanyahu: Paralajmërimet u injoruan

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ashpër pas sulmit, duke deklaruar se kishte paralajmëruar më herët qeverinë australiane për rritjen e antisemitizmit.

Ai zbuloi se në muajin gusht i kishte dërguar një letër Albaneses, ku sipas tij, politikat e Canberrës, përfshirë qëndrimet për njohjen e shtetit palestinez, “po i hedhin benzinë zjarrit të urrejtjes ndaj hebrenjve”.

“Antisemitizmi është një kancer. Ai përhapet kur udhëheqësit heshtin. Kjo masakër është një vrasje me gjakftohtësi dhe një dëshmi e rrezikut real që vjen nga tolerimi i urrejtjes”, u shpreh Netanyahu.

Ai theksoi se Izraeli do të vazhdojë të luftojë antisemitizmin global dhe të kërkojë përgjegjësi nga qeveritë që, sipas tij, nuk e denoncojnë me forcë këtë fenomen.

Von der Leyen: Evropa qëndron me Australinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, reagoi përmes një deklarate publike, duke u shprehur e tronditur nga sulmi tragjik.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. Evropa qëndron me Australinë dhe me komunitetet hebraike kudo që janë”, tha ajo.

Von der Leyen nënvizoi se Bashkimi Evropian është i bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe çdo forme urrejtjeje, duke theksuar nevojën për reagim të përbashkët ndërkombëtar ndaj ekstremizmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related