Berisha: Negociatat janë farsë, Rama nuk largohet me dialog – beteja nis më 22 dhjetor, vetëm protesta deri në fitore

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se çdo përpjekje për negociata me qeverinë lidhur me Reformën Zgjedhore apo Territoriale është e pavlefshme dhe iluzive, duke theksuar se e vetmja rrugë për opozitën mbetet protesta e vazhdueshme deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Në një komunikim publik, Berisha hodhi poshtë pretendimet se zgjedhja e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, është bërë me firmat e deputetëve demokratë. Sipas tij, ky proces dëshmon qartë se mazhoranca nuk ka asnjë vullnet për dialog real dhe përdor institucionet për interesa politike.

“Me këtë akt, Edi Rama tregoi se çdo ide për negociatë, për reformë zgjedhore apo territoriale është një mashtrim. Për Partinë Demokratike, këto procese janë iluzive. Ne kemi vetëm një rrugë: protestën, protestën dhe vetëm protestën për largimin e tij nga pushteti”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë proces që, sipas tij, synon vetëm legjitimimin e pushtetit aktual, duke shtuar se PD do t’i përgjigjet qeverisë “në mënyrën më të merituar”.

Berisha ftoi qytetarët që më 22 dhjetor të dalin masivisht në protestë, duke e cilësuar këtë datë si fillimin e një beteje të gjatë politike dhe qytetare.

“22 dhjetori duhet të jetë fillimi ynë i fuqishëm. Dita kur nisim një betejë që nuk duhet ta ndalim kurrë deri në rikthimin e votës së lirë, vendosjen e një qeverie teknike dhe fitoren e Partisë Demokratike”, u shpreh kreu i opozitës.

Ai shtoi se opozita do të përdorë çdo formë proteste demokratike për të arritur qëllimin e saj dhe se kjo betejë është përtej interesave partiake, por për rikthimin e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira në vend.

Në fund, Berisha komentoi edhe protestën e Adriatik Lapajt para Kryeministrisë, duke e përshëndetur atë dhe duke theksuar se çdo akt proteste kundër qeverisë është i drejtë dhe i mirëpritur.

“Lapaj nuk përjashtohet. Unë e përshëndes protestën e tij, gjestin dhe qëndrimin e tij. Është një protestë e drejtë”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related