Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Nis sot dërgimi i fletëvotimeve për diasporën që voton me postë

Data

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nis sot, të dielën më 14 dhjetor, dërgimin e pakove me fletëvotime për qytetarët e Kosovës të regjistruar jashtë vendit, të cilët do të votojnë përmes postës në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili sqaroi se procesi i shpërndarjes së fletëvotimeve do të realizohet përmes një operatori ekonomik të kontraktuar.

“Gjatë ditës së sotme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, deklaroi Elezi.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, numri total i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote në zgjedhjet e 28 dhjetorit është 2,076,290 votues. Prej tyre, 1,999,205 qytetarë do të votojnë në vendvotime brenda Kosovës, ndërsa 77,085 votues janë regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës nga jashtë vendit.

KQZ ka bërë thirrje që votuesit e diasporës të ndjekin me kujdes udhëzimet e përfshira në pakot zgjedhore, në mënyrë që vota e tyre të jetë e vlefshme dhe të arrijë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related