Ben Sulayem rizgjidhet president i FIA-s me 91,5% të votave

Data

Mohammed Ben Sulayem do të udhëheqë Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) edhe për katër vitet e ardhshme, pas rizgjedhjes së tij me mbështetje të jashtëzakonshme nga anëtarët e federatës.

Rizgjedhja u zyrtarizua gjatë asamblesë së përgjithshme të mbajtur në Uzbekistan, ku Sulayem mori 91,5% të votave nga afro 300 klubet anëtare. Askush nuk paraqiti kandidaturë kundër tij, ndërsa disa kandidatët potencialë, përfshirë Carlos Sainz, Tim Meyer, Laura Villars dhe Virginie Philippot, u tërhoqën gradualisht nga gara.

“Falënderoj anëtarët e FIA-s për besimin e tyre. Kemi kapërcyer shumë sfida, por së bashku jemi më të fortë se kurrë”, tha Sulayem, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë për zhvillimin e automobilizmit dhe për mbështetjen e klubeve anëtare në të gjithë botën.

Polemiikat rreth zgjedhjeve

Edhe pse rezultati ishte i qartë, procesi ka ngjallur polemika. Kandidati i mundshëm Tim Mayer u ankua se rregullat e nominimit pengonin kandidaturën e tij, pasi kandidatët duhej të nominonin një nënkryetar për secilin prej gjashtë rajoneve. Lista zyrtare ofronte vetëm një opsion për Amerikën e Jugut, Fabiana Eklestone, e cila mbështeti që nga fillimi kandidaturën e Sulayem, duke bllokuar çdo sfidues tjetër.

Zvicrania Laura Villars ka dërguar çështjen në gjykatat e Parisit, ku pritet shqyrtimi i vlefshmërisë së zgjedhjeve gjatë muajit shkurt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related