Legjendat e Manchester United, Paul Scholes dhe Nicky Butt, kanë reaguar me tone të ashpra kundër trajnerit Ruben Amorim, duke e akuzuar se po “tallet” me talentin 20-vjeçar të mesfushës, Kobbie Mainoo.
Mainoo ende nuk ka asnjë aktivizim si titullar në Premier League këtë sezon, pavarësisht deklaratave të Amorim se ai është pjesë e formacionit të parë. Në disa ndeshje të fundit, mesfushori madje ka mbetur i papërdorur, gjë që ka irrituar dy ish-lojtarët e mëdhenj të United.
Scholes i prerë: “Kjo është tallje absolute!”
I revoltuar, Scholes deklaroi në një podkast:
“Kobi është 20 vjeç dhe nuk po luan fare. Kjo është tallje absolute! Ai duhet të largohet… Bast që Kasemiro e merr për dore çdo ditë në stërvitje”.
Nicky Butt parashikon largimin: “Do bëhet yll diku tjetër!”
Butt, i njohur për punën me akademinë, shkoi edhe më larg:
“Mainoo do të jetë një tjetër talent që United e humbet. Në vend të tij do t’i thosha klubit: ‘Po largohem, ju po më nxirrni jashtë’”.
Çelsi, destinacioni ideal? Scholes: “Shko tani!”
Dy legjendat shohin projektin e ri rinor të Çelsit – që tani përfshin edhe ish-sulmuesin e United, Alejandro Garnacho – si destinacionin perfekt për Mainoo.
Scholes i dha një këshillë të drejtpërdrejtë mesfushorit:
“Shko pa menduar dy herë!”
Edhe Napoli në skenë – kërkohet huazim në janar
Përveç interesit të Çelsit, edhe Napoli raportohet se po shqyrton mundësinë për ta marrë Mainoon në huazim, për shkak të mungesave të shumta në mesfushë nga dëmtimet.
Alarmi i legjendave: United po humbet një tjetër talent
Me 83 ndeshje të luajtura dhe 10 gola të shënuar për skuadrën e parë, Mainoo konsiderohet një nga produktet më premtuese të akademisë.
Scholes dhe Butt paralajmërojnë se United rrezikon të përsërisë gabimet e së kaluarës, duke humbur një tjetër talent si:
- Scott McTominay, dhe
- Anthony Elanga,
që janë larguar dhe po shkëlqejnë diku tjetër.
