Operacioni “Full Scan” në Portin e Durrësit: Arrestohet shoferi i autobusit, i kapur me kokainë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro të padeklaruara

Data

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Full Scan”, duke çuar në pranga një 42-vjeçar, shofer autobusi, i cili tentonte të fuste në vend drogë, armë zjarri dhe një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit të Durrësit dhe autoritetet doganore, shërbimet policore ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë të hyrjes së portit, ku u ndal autobusi i drejtuar nga shtetasi D. F., banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik të tij, në çantën marsup iu gjetën 92 gramë kokainë dhe disa bizhuteri të dyshuara floriri. Pas kësaj, një kontroll i hollësishëm në brendësi të autobusit çoi në zbulimin e një çante shpine me 29 000 euro të padeklaruara, si dhe një armë zjarri tip pistoletë, e pajisur me pesë krehra municioni.

Të gjitha sendet u sekuestruan si prova materiale.

42-vjeçari u arrestua në flagrancë për një sërë veprash penale, përfshirë:

  • Trafikim të lëndëve narkotike
  • Trafikim të armëve dhe municionit
  • Kontrabandë me mallra të ndaluara, të licencuara dhe me regjim të ndërmjetëm
  • Mosdeklarim të të hollave në kufi
  • Pastrim të produkteve të veprës penale
  • Fshehje të të ardhurave

Policia dhe Prokuroria e Durrësit po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të mundshëm kriminal.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për hapat e mëtejshëm procedurialë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related