Një konflikt financiar prej rreth 700 mijë eurosh dyshohet se është në origjinë të ekzekutimit të biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), i vrarë mbrëmjen e 30 nëntorit pranë karburantit të tij në Elbasan.
Sipas burimeve hetimore, rreth 10 ditë para atentatit, në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” ka ndodhur një përplasje fizike mes Mëhallës dhe Oklid El Ouejdit, 35 vjeç, me origjinë nga Elbasani, i njohur me nofkat “Kiço” dhe “Oliver”. Raportohet se biznesmeni, i revoltuar për prishjen e një marrëveshjeje tregtare me vlerë 700 mijë euro, e ka dhunuar El Ouejdin, i cili në atë moment ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër.
Dokumentet tregojnë se që prej janarit 2018, Oklid El Ouejdi ka të regjistruar në Elbasan kompaninë “SOLEIL”, me aktivitet import–eksport dhe tregtim automjetesh. Pikërisht marrëdhëniet tregtare në këtë kuadër dyshohet se kanë sjellë konfliktin me Mëhallën. Në pamundësi për të shlyer detyrimin, “Kiço” mendohet se ka ofruar si kompensim katër apartamente në Tiranë, por me probleme pronësie, duke e acaruar edhe më shumë situatën.
Burime pranë hetimit dyshojnë se pas këtij incidenti fizik, Oklid El Ouejdi ka nisur lëvizjet për të organizuar eliminimin e biznesmenit, duke u konsideruar sot si person kyç që mund të ketë porositur dhe financuar vrasjen. Nga të dhënat zyrtare rezulton se ai është larguar nga pika kufitare e Qafë-Thanës drejt Maqedonisë së Veriut, ku dyshohet se ka lidhje të shumta, përfshirë edhe me Sheval Muharremin, të njohur si “Bosi i Gërçecit”.
Mondi Mëhalla, i njohur në Elbasan me nofkën Hyka dhe si mik i ngushtë i Kei Piut, u ekzekutua me dy plumba në kokë, në një atentat të kryer me profesionalizëm. Mjeti tip “Audi” i përdorur në krim u gjet i djegur më pas.
Deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar për role ndihmëse në ngjarje: Nevzat (Nevi) Spaho, nga Përrenjasi, i dyshuar si shoferi që ndihmoi autorin të largohej nga Miraka drejt Përrenjasit; Kujtim Pisha, punonjës karburanti, i akuzuar për moskallëzim; dhe Xhino Ago, ortak biznesi me Mëhallën, i dyshuar se nuk ka ndryshuar pronësinë e “Audi”-t të përdorur në atentat. Në kërkim janë Armando Kola, nga Laçi, dhe Marselo Arani, nga Elbasani, i cili është larguar duke thyer masën e “arrestit në shtëpi” për një çështje pastrimi parash.
Figurë e rëndësishme në zbardhjen e skemës rezulton të jetë Naldi Gjini, i cili u shoqërua fillimisht si person që kishte përdorur “Audi”-n disa ditë para ngjarjes, por nuk u procedua për shkak të bashkëpunimit me hetuesit. Ai ka identifikuar në foto Nevzat Spahon, Armando Kolën dhe Marselo Aranin, ndërsa pamjet filmike nga një garazh te “21 Dhjetori” tregojnë Aranin duke përdorur të njëjtin “Audi” pak ditë para vrasjes.
Sipas grupit hetimor, pista kryesore mbetet konflikti financiar mes Mondi Mëhallës dhe Oklid El Ouejdit, që nisi nga prishja e marrëveshjes 700 mijë euro, u shoqërua me dhunë fizike dhe përfundoi me ekzekutimin e biznesmenit. Oklid El Ouejdi mbetet në qendër të dosjes si personi që policia kërkon ta marrë në pyetje, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin e tij dhe kapjen e dy të kërkuarve të tjerë.