Baroni mbron Asllanin para Milanit: “Penalltitë i humbasin edhe kampionët, hierarkia është e qartë”

Data

Penalltia e humbur nga Kristjan Asllani në sfidën kundër Leçes ka qenë temë e nxehtë diskutimi gjatë gjithë javës në Itali. Por trajneri i Torinos, Marko Baroni, i ka dalë në krah mesfushorit shqiptar, duke kërkuar që ai të mos e mbajë gjatë mbi supe episodin e gabuar.

“Në stërvitje Asllani i gjuan gjithmonë shumë mirë penalltitë, nuk ishte hera e parë që merrte përsipër një të tillë,” – tha Baroni para ndeshjes ndaj Milanit. – “Fakti që ai doli vetë në konferencë për shtyp të fliste, tregon përgjegjësi. Vendimi për gjuajtësit është i imi. Ai madje kishte dëshiruar ta godiste edhe në ndeshjen e mëparshme, por atje i pari është Vlashiç.”

Trajneri kujtoi se gabime të tilla nuk duhet ta rëndojnë mesfushorin:

“Penalltinë e kanë humbur edhe kampionë shumë të mëdhenj. Asllani duhet të qëndrojë i qetë dhe të përqendrohet te rritja e tij. Duhet të japë më shumë, pa u kushtëzuar nga një episod.”

Hierarkia e penalltive? Baroni e qartëson

I pyetur mbi renditjen e goditësve, trajneri i Torinos dha përgjigje të prerë:

“Vlashiç dhe Asllani janë të parët. Ndaj Atalantës vendosa Zapatan sepse më dukej vendimi i drejtë në atë moment. Vitin e kaluar u alternuan Zapata dhe Adams. Për ndeshjen e nesërme? Lista do të vendoset në dhomat e zhveshjes, por jo për t’u shpërndarë jashtë.”

Në pritje të duelit me Milanin, Baroni kërkon qetësi dhe fokus te loja, ndërsa Asllani mbetet një nga lojtarët kyç të projektit të tij te Torino.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related