Në Kroaci është ndezur debati publik pas daljes në brigjet e Dubrovnikut të tonelatave me mbeturina që dyshohet se janë transportuar nga Shqipëria përmes rrugës detare. Ngjarja ka shtyrë autoritetet lokale të diskutojnë mundësinë e një padie ndërkombëtare kundër Shqipërisë.
Çështja u ngrit nga anëtarja e Këshillit të Qytetit të Dubrovnikut, avokatja Viktorija Knežević, e cila shpjegoi se, ndonëse teorikisht një padi është e mundur, në praktikë shanset për sukses mbeten shumë të ulëta.
“Mbetjet detare vijnë nga burime të ndryshme, kalojnë kufijtë, ndryshojnë drejtim sipas erërave dhe rrymave. Të provosh përgjegjësinë e një shteti të vetëm është jashtëzakonisht e vështirë,” tha Knežević, duke shtuar se pavarësisht kësaj, ideja nuk duhet hequr dorë nëse situata përkeqësohet.
Sipas saj, ajo që po shohin qytetarët kroatë në plazhe është vetëm 20% e mbeturinave, pasi rreth 80% e tyre fundosen në det, duke dëmtuar peshkimin, turizmin dhe ekosistemin detar.
Knežević theksoi se zgjidhjet ekzistojnë, dhe se nuk nevojiten marrëveshje të reja, por zbatim i atyre që tashmë janë në fuqi. Ajo përmendi Konventën e Barcelonës, e cila detyron vendet e Mesdheut — përfshirë Shqipërinë — të reduktojnë mbetjet që derdhen në det.
Ajo shtoi gjithashtu se Shqipëria, si vend në proces anëtarësimi në BE, është e detyruar të rrisë standardet mjedisore, ndërsa Kroacia ka mundësi reale të kërkojë rezultate konkrete në kuadër të bashkëpunimit adriatik (Kroaci–Shqipëri–Mali i Zi–Itali).
“Shqipëria mund të propozojë që Adriatiku Jugor të shpallet zonë me prioritet. Mekanizmat ekzistojnë, duhet vetëm të aktivizohen,” tha ajo.
Si shembull pozitiv, ajo solli rastet e Detit Baltik dhe lumit Rajna, ku vendet përreth kanë arritur të reduktojnë ndotjen përmes planeve të përbashkëta veprimi.
Knežević theksoi se:
“Mbeturinat nuk lindin këtu, por këtu përfundojnë. Prandaj duhet kërkuar me vendosmëri që sistemi ndërkombëtar i mbrojtjes së detit të zbatohet në mënyrë efektive për të mbrojtur bregdetin dhe qytetarët tanë.”
Debati pritet të vazhdojë, ndërsa autoritetet kroate shqyrtojnë hapat diplomatikë dhe ligjorë që mund të ndërmerren ndaj Shqipërisë.