Stuhia “Byron” godet rëndë Greqinë: Grua ngec në makinë mes përmbytjes dhe lufton për të shpëtuar

Data

Greqia po përjeton një situatë të rëndë emergjence nga stuhia e fuqishme “Byron”, e cila prej ditësh ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, përmbytje masive dhe rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve.

Sipas autoriteteve, mbi 800 km² sipërfaqe është përfshirë nga moti ekstrem, ndërsa përhapja e stuhisë po rritet me ritme të shpejta. Nga Selaniku e Janina, deri në Athinë dhe Kretë, pothuajse i gjithë vendi është paralizuar, ndërsa pamjet dramatike kanë pushtuar rrjetet sociale.

Pas ngjarjes së një dite më parë, kur një familje rrezikoi të merrej nga rrjedha e fuqishme e ujit, sot një tjetër episod tronditës është regjistruar në Megara dhe Nea Peramos, ku përmbytjet kanë mbuluar rrugët brenda pak minutash.

Në një foto të publikuar nga nënkryetari i bashkisë, Dimitris Vordos, shihet një grua e rrethuar nga uji, e cila përpiqet me vështirësi të dalë nga automjeti i saj i bllokuar në mes të rrjedhës.

Sipas Vordos, lumi në zonën e Kamaras është fryrë ndjeshëm, pasi prurjet e ujit po rrjedhin me forcë drejt Lakkës dhe Almyres. Ai apeloi qytetarët që të zhvendosen menjëherë në zona më të larta për të shmangur rrezikun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related