Rrëzohet helikopteri i emergjencës në Itali: 1 i vdekur dhe 3 të plagosur! Piloti i njohur i shpëtimit mes të lënduarve

Data

Një helikopter i emergjencës është rrëzuar mëngjesin e sotëm në zonën e Valtellina-s, Itali, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:35, mbi lokalitetin Le Prese në komunën e Lanzadës, në provincën Sondrio, teksa mjeti po shkonte drejt një zone rrëshqitjeje dheu për një ndërhyrje urgjente.

Sipas mediave italiane, viktima është një 29-vjeçar, punëtor i skuadrës së terrenit, i cili u transferua me urgjencë në spitalin e Sondrios, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Tre persona të tjerë mbijetuan, mes tyre edhe piloti i njohur 60-vjeçar Maurizio Folini—emër i respektuar në botën e shpëtimit ajror, i famshëm për operacionet e tij të vështira në Everest. Folini ka pësuar vetëm një dëmtim në dorë.

Në bord ndodheshin edhe një grua 27-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar, të cilët janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e emergjencës 118 dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Helikopteri dyshohet të ketë qenë duke transportuar punëtorët për inspektime në zonën e rrëshqitjes së dheut, ku ata do të kryenin matje dhe punime të specializuara. Shkaqet e rrëzimit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related