Avenir Peka: “Foltorja shpëtoi PD-në; për vite kishim gjithë botën kundër nesh”

Data

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Avenir Peka, deklaroi në emisionin “Oponencë” se Partia Demokratike është ende gjallë politikisht dhe se fakti që vijon të prodhojë lajme tregon se nuk ka humbur funksionin e saj si forcë opozitare. Ai theksoi se situata e PD-së është krejt e kundërta e asaj që, sipas tij, përjeton Partia Socialiste, të cilën e cilësoi si një strukturë të ngurtë, me heshtje të plotë të brendshme.

Sipas Pekës, PD ka kaluar një periudhë të jashtëzakonshme sulmesh, jo vetëm të brendshme, por edhe nga ajo që ai e përshkroi si “e majta globale”. Ai u shpreh se lëvizja e “Foltores” e ringriti partinë dhe e mbajti në ekzistencë në një moment kur, siç theksoi ai, vihej në pikëpyetje vetë mbijetesa e PD-së.

“Sot flitet për PD-në dhe kjo është dëshmi që partia jeton. Edhe pse ka humbur zgjedhjet disa herë radhazi dhe mediat pranë qeverisë e kanë trajtuar sikur ka vdekur, fakti që prodhon interes e tregon të kundërtën,” u shpreh Peka. Ai shtoi se teksa PD ka kaluar nëpër debate, garë dhe lëvizje të brendshme politike, në PS nuk ka pasur lëvizje të ngjashme prej vitesh.

Peka e përshkroi marrëdhënien e drejtuesit të PS-së me strukturat e partisë si “model mafioz”, duke ngritur pretendime se kundërshtimi i kryetarit në radhët socialiste sjell rreziqe edhe personale. Sipas tij, mungesa e çdo debati të brendshëm brenda PS-së është tregues i një strukture të mbyllur dhe të frikësuar.

Duke folur për situatën e viteve të fundit në PD, Peka kujtoi momentet e vështira të dhjetorit të vitit të kaluara, të cilat i përshkroi si “kohë kur në stadium ishim vetëm ne dhe Zoti”, duke theksuar presionin e madh politik dhe ndërkombëtar mbi partinë. “Kishim gjithë botën kundër,” tha ai, duke theksuar se rezistenca e strukturave dhe mbështetësve e mbajti PD-në në këmbë.

Ai shtoi se, sipas tij, Edi Rama ndodhet sot në një situatë të ngjashme me atë që përjetoi PD në vitin 1996: një moment ku pushteti duket i pakufizuar, por që, sipas Pekës, mund të ketë pasoja të papritura. “Rama ka qëndruar në pushtet jo për shkak të legjitimitetit të brendshëm, por falë mbështetjes së jashtme, të majtës globale,” u shpreh ai, duke pretenduar se aleancat ndërkombëtare kanë luajtur rol të rëndësishëm në mbajtjen e tij në pushtet.

Në përfundim, Peka deklaroi se lëvizjet e fundit brenda PD-së janë shenjë e një partie që jeton, ndërsa sipas tij PS është shndërruar në një strukturë “semi-mafioze”, e paaftë për debat dhe garë të brendshme politike.

Artikulli paraprak
Ndërsa bisedimet për Ukrainën nuk tregojnë asnjë përparim real, NATO ka vendosur të shtojë presionin ndaj Rusisë përmes mbështetjes së vazhdueshme ushtarake për Kievin. Në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel, vendet aleate ranë dakord që edhe gjatë vitit të ardhshëm të lëvrojnë miliarda për blerjen e armëve dhe municioneve. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se çdo muaj do të kryhen blerje të paktën 1 miliard dollarë nga prodhimet amerikane. Pakoja përfshin raketa për sistemet mbrojtëse ajrore, municione dhe sisteme sulmuese. Sipas të dhënave fillestare, vlera totale mund të arrijë deri në 15 miliardë dollarë. Edhe Gjermania pritet të ketë një rol financiar të rëndësishëm. Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, njoftoi se vendi do të kontribuojë me 200 milionë dollarë për dy paketa të reja armatimesh të blera nga SHBA-ja, në bashkëpunim me Poloninë, Norvegjinë dhe Holandën. Këto fonde nuk përfshihen në buxhetin e vitit 2026. Përveç kësaj, Gjermania do të paguajë 25 milionë euro në fondin e NATO-s për pajisjen dimërore dhe shërbimet shëndetësore të trupave ukrainase. Sa i përket procesit të negociatave, Rutte e përshkroi situatën si të paqartë dhe tha se është thelbësore që Ukraina të hyjë në çdo bisedim të mundshëm nga një pozicion sa më i fortë ushtarak. Wadephul ishte edhe më skeptik, duke theksuar se nuk sheh asnjë gatishmëri të sinqertë nga Rusia për t’u përfshirë në bisedime të mirëfillta. Pas takimeve të përfaqësuesit amerikan Steve Witkoff me presidentin rus Vladimir Putin, pala ukrainase ka nisur konsultime të reja me aleatët. Kryenegociatori Rustem Umjerov zhvilloi takime në Bruksel me këshilltarët e sigurisë të vendeve të NATO-s dhe me drejtues të qeverive evropiane, siç njoftoi presidenti Volodymyr Zelenskyj. Më pas pritet të zhvillohet një raund tjetër konsultimesh me Shtetet e Bashkuara.
Artikulli tjetër

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related