Ervin Salianji nis turin e dëgjesave, strukturat e PD Durrës i bashkohen masivisht nismës së tij

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur sot turin e dëgjesave me strukturat e PD-së dhe qytetarët, një proces që vjen pas takimeve joformale të ditëve të fundit me figura të rëndësishme të demokracisë, përfshirë Ilir Alimehmetin dhe kandidatë të suksesshëm në primaret e 11 majit.

Dega e PD Durrës ishte ndalesa e parë zyrtare e këtij turi, një strukturë që aktualisht funksionon pa kryetar të zgjedhur, por që sot shfaqi një pjesëmarrje të gjerë të drejtuesve lokalë dhe figurave me peshë politike në qytet.

Burime brenda PD bëjnë të ditur se takimi i Salianjit dhe Alimehmetit ka mbledhur thuajse gjithë strukturën drejtuese të degës, duke përfshirë:

  • Tan Burgia, kryetar i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i foltores;
  • nënkryetarët Vis Shuaipi dhe Pëllumb Berisha (ish-deputet);
  • sekretarin e degës Arlinind Boshku;
  • sekretarin organizativ Nikolin Radovani;
  • Luan Hotin, kryetarin e fundit të zgjedhur me votë;
  • si edhe drejtues të strukturave, grupseksioneve dhe personalitete të PD Durrës ndër vite.

Nga ana tjetër, takim i janë bashkuar edhe emrat më të votuar në qark gjatë primareve, si Aulon Kalaja dhe Ndrec Pjetri, të cilët shihen si zëra të rëndësishëm për ringritjen e forcës më të madhe opozitare.

Nisma e Salianjit, e cila vjen në një moment lëvizjesh dhe debatesh të brendshme brenda PD-së, synon rikthimin e kontaktit direkt me bazën, dëgjimin e strukturave dhe rinisjen e një procesi të gjerë riorganizimi në terren.

Takimi në Durrës pritet të pasohet nga një sërë dëgjesash në qytete të tjera, në funksion të konsolidimit të qëndrimeve dhe energjizimit të anëtarësisë së PD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related