Vrina nën hije: 849 hektarë bllokohen për negociata të fshehta — skemë për tjetërsimin e pronës dhe pastrimin e parave?

Data

Një sipërfaqe gjigante prej 849 hektarësh në skajin më jugor të vendit futet në regjim administrativ përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve, ndërsa në prapaskenë zhvillohen negociata të mbyllura, lëvizje dokumentesh në Kadastër dhe interesa të forta ekonomike që ngrenë pikëpyetje serioze për rolin e krimit, oligarkëve dhe politikës në tjetërsimin e pronës dhe pastrimin e parave.

Ajo që po ndërtohet në Vrinë nuk ka lidhje me zhvillimin dhe as me interesin publik, por me një mekanizëm të qëllimshëm për të hequr kontrollin e pronës nga duart e komunitetit dhe për ta përqendruar atë në duar të një rrethi të ngushtë. Skema funksionon në mënyrë të thjeshtë: zona përzgjidhet për shkak të vlerës së saj, futet në një proces të zgjatur “verifikimi”, bllokohen regjistrimet në Kadastër, pronarët realë mbahen pezull, dhe në momentin kur toka nuk qarkullon më normalisht, shteti e shpall territorin si zonë me interes për zhvillim, duke hapur rrugën për negociata të mbyllura dhe projekte të parapërgatitura.

Nuk bëhet fjalë për vendime të rastit. Ky proces administrohet nga Korporata Shqiptare e Investimeve, një strukturë që vepron si ndërmjetës për kalimin e pronave publike drejt interesave private. Elira Kokona drejton këtë institucion me mandat politik, ndërsa vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dokumentuar se kjo strukturë funksionon pa standarde të qarta, pa kontroll real dhe pa studime serioze fizibiliteti, duke e ekspozuar pronën shtetërore ndaj humbjes dhe abuzimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related