Shpërthim me tritol në Vlorë: Eksplozivi vendoset në derën e një banese në “Ali Demi”

Data

Një shpërthim eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi” në Vlorë.

Policia njofton se eksplozivi ishte vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, por nga shpërthimi i lëndës plasëse ka vetëm dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related