Katër vrasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e 21 Janarit 2011, janë një ndër ngjarjet më të bujshme të Shqipërisë ende e pazbardhur nga drejtësia. Kryeministër i kohës, ishte Sali Berisha, i cili së fundmi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të dhënë llogari për plumbat që u lëshuan mbi protestuesit nga godina e kryeministrisë. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe avokati i njohur, Idajet Beqiri, i cili thotë se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion po vonon hetimet dhe se nuk po vepron koherent me ligjin. Kjo e fundit thotë Beqiri, vjen pasi Berisha si një ndër personat kyç të këtij krimi shtetëror, nuk ka marrë ende statusin e të pandehurit.“Dosja e 21 janarit nuk po ecën siç duhet dhe këtu ka përgjegjësi të rëndë SPAK që po justifikon atë mos nisjen e procedimin penal në fillim dhe tani duan të bëjnë të besueshme ato pandemat e tyre të fillimit. Në këtë kuadër, hetime po ecin ngadalë. Nuk janë pyetur një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh. Thirrja e Berishës ishte e vonuar dhe përsëri vonesë duket dhe në atë që një person thirret për të dhënë deklarime që është dhe i akuzuari kryesor, ai mbasi thirret, ai duhet të ishte sot nën hetim. SPAK po i le shteg që persona të tjerë, që janë pjesëtarë të këtij krimi, tashmë të dalin dhe të hiqen sikur kanë dijeni që gjoja do të ndihmojnë procesin si Meta”, deklaroi ai.
Berisha presion SPAK
Ndërkohë, avokati thotë se SPAK është i mbyllur nga politika, konkretisht nga SaliBerisha, i cili u ushtron presion prokurorëve, të cilët i ka blerë me para në favor të interesave personalë. “Kjo është një çështje nga më të hetuarat. Nëse ka krim më të dukshëm dhe që është i provuar si kurrë më parë, është ngjarja e 21 janarit. U zhvilluan në sy të mijëra njerëzve, të mediave. Disa media me ndërhyrjen e Berishës dhe një televizion kombëtar, u dëgjua dhe ka dëshmitarë okularë, kur njëri nga gardistët tha ‘e vrava njërin’. Një pjesë e SPAK janë kthyer si adoleshentë që merren me telefona nga mëngjesi në darkë. Por të mos ishin telefonat ato i bie të ngelnin pa punë se vetëm me telefona po merren. Gërdeci nuk është çështje telefoni. SPAK-u është i mbërthyer nga politika. Këta ishin dhe dje kur u vranë 200 bijë nënash në Tropojë, po këta prokurorë ishin që nuk bënë asgjë. Këta ishin dhe tek Gërdeci. Këta janë mësuar me atë frymë, e kanë pasur presionin e lartë nga politika, nga Berisha se i ka blerë dhe me para, i ka emëruar në detyra, ngritjet në detyrë i bën Argita Berisha. Akti që nuk arrestohet për Gërdecin, që i dogji të gjallë njerëzit, që nuk goditet për 21 Janarit që bëri atë masakër shtetërore, apo për krimet kundër njerëzimit në ’97. SPAK është në gjumë. Del tani drejtuesi i SPAK dhe thonë ne a bëjnë presion. Kur thua këtë ti duhet të zhdukesh se nënkupton q e paske ngrënë presionin”, tha Beqiri.
