Luana Vjollca ka suprizuar shqiptarët në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.Bukuroshja e ekranit ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Kuqezinjtë”.
Luana Vjollca për këtë këngë në këtë ditë feste për të gjithë kombin ka bashkëpunuar me këngëtarin e njohur Meda.
Shpesh këngëtarja ka shprehur dëshirën për të realizuar një këngë për atdheun, dhe tashmë ja ku u realizua.
Kënga dhe klipi është përqafuar nga të gjithë shqiptarët, duke marrë komente shumë pozitive për bashkëpunimin që Luana solli në ditën më të rëndësishme për të gjithë shqiptarët kudo në botë, Ditën e Pavarësisë.
