“Një pjesëtare e Gardës Kombëtare vdes pas sulmit në Washington DC; një tjetër në gjendje kritike”

Data

Njëra nga dy pjesëtarët e Gardës Kombëtare që u qëlluan të mërkurën në Washington DC ka humbur jetën, njoftoi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, raporton BBC.

Sarah Beckstrom, 20 vjeçe, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, konfirmoi presidenti mbrëmjen e së enjtes. Anëtari i dytë i Gardës Kombëtare, Andrew Wolfe, 24 vjeç, “po lufton për jetën”, shtoi ai.

Të dy ushtarakët u qëlluan nga afër pranë Farragut Square, në qendër të qytetit, pak pas orës 14:00 me kohën lokale të mërkurën. Policia arrestoi të dyshuarin, Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, shtetas afgan.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related