Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në një studio televizive, ka folur për protestën e opozitës.
Sula tha se qeveria merret duke përdorur mjete ekstraligjore, por PD nuk i përdor këto mjete pasi nuk e ndjek elektorati.
Më tej ish-deputeti tha se “Foltorja” e PD po bëhet pikërisht në vendin ku ndodhën vrasjet e 21 janarit dhe këtë e quajti një paradoks.
Sula tha se pika e dobët e PD është te baza, te strukturat, pasi pjesa më e madhe e atyre që mendonin ndryshe është përjashtuar.
“Pushteti merret me protesta me demonstrate, me mjete ekstraligjore. Për sa kohë nuk i përdor nuk e bën se s’të ndjekin, nuk gjeneron shpresë opozita.
“Foltorja” po bëhet në vendin ku ndodhi 21 janari, protesta dhe viktimat e shkaktuara nga pushteti i asaj kohe. Paradoks i madh. Flasim për foltoren, se po të ishte protestë do të ishte në të gjithë bulevardin.
Thembra e Akilit e PD është baza, strukturat. Është përjashtuar gjithë pjesa që mendonte ndryshe”, tha Sula.
