Bashkia Kolonjë jep alarmin: Uji i rrjetit është i ndotur, ndalohet përdorimi për konsum

Data

Bashkia Kolonjë njofton qytetarët se, si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit, analizat e kryera mbi ujin e rrjetit të qytetit kanë treguar prezencë ndotjeje mikrobike dhe fiziko–kimike.

Autoritetet bëjnë të ditur se uji i rrjetit nuk duhet të përdoret për konsum deri në një njoftim të dytë.

Punonjësit e NJVKSH Kolonjë janë duke punuar për normalizimin e situatës, dhe çdo informacion i ri do të bëhet menjëherë i ditur për publikun.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related