Bajerni kërkon rikthimin te fitorja kundër Frajburgut: Kompani paralajmëron ndryshime dhe kërkon reagim pas barazimit me Union Berlin

Data

Bajerni dëshiron të nis një seri të re fitoresh kundër Frajburgut. Por do tu duhet të bëjnë disa ndryshime. Kanë kaluar dy javë e gjysmë që nga fitorja e fundit e Bajernit në një ndeshje zyrtare.

Atëherë, në fillim të nëntorit me fitoren 2-1 në Paris, kampionët rekord morën kryesimin në Evropë; këtë fundjavë synojnë të korrigjojnë barazimin 2-2 kundër Union Berlin para ndërprerjes për ndeshjet ndërkombëtare.

“Nuk fituam, nuk e kam harruar këtë në dy javët e fundit,” tha Vinsent Kompani të premten në mëngjes, duke iu kthyer të kaluarës, për të theksuar edhe një herë urinë e ekipit të tij për të nisur një seri të re pas 16 fitoreve radhazi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related