Tensione në gjyqin e Plarent Dervishajt: kërkon dyer të mbyllura, heq avokatët dhe braktis sallën

Data

Seanca gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes të pandehurit, avokatëve dhe trupës gjykuese.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se përmes mbrojtësve të tij, Dervishaj kërkoi që procesi të zhvillohej me dyer të mbyllura, duke argumentuar se mediat kanë shtrembëruar deklaratat e dëshmitarëve. Megjithatë, gjykata ka rrëzuar këtë kërkesë.

Dervishaj u ka hequr avokatëve të tij të drejtën për ta përfaqësuar dhe është larguar nga salla e gjyqit.

Para se të dilte, ai i është drejtuar gjykatës me fjalët: “Bëjeni ju gjyqin. Nuk do të marr më pjesë në gjyq.”

Kujtojmë se Plarent Dervishaj një personazh i njohur në sferën e krimit në Shqipëri, që u ekstradua nga Dubai i Emirateve të Bashkuarta Arabe, si personi kryesor i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, në nëntorin e vitit 2019, në mbikalimin e Shkozetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related