Përmbytjet kanë shkaktuar dëme në Pogradec, duke përmbytur banesa dhe shembur trotuare. Siç shihet në pamjet banesat janë mbushur me ujë dhe baltë duke shkatërruar orienditë shtëpiake.
Sipas informacioneve, lumi i Vërdovës ka shkaktuar dëme në infrastrukturën rrugore duke dëmtuar trotuarin, kanalizimet dhe rrjetin elektrik. Në video, banorët e lagjes nr.1 të qytetit shihen teksa pastrojnë baltën me lopata dhe hapin “kanale” në oborre për largimin e ujit nga shtëpitë.
