“SPAK refuzon kërkesën e Këshillit të Europës për takim me Erion Veliajn në paraburgim”

Data

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka refuzuar kërkesën e misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës për të zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Delegacioni i KE qëndroi në Shqipëri nga 17 deri më 19 nëntor dhe kishte kërkuar të takonte Veliajn në ambientet e IEVP Durrës, ku ai ndodhet në paraburgim që prej shkurtit 2025, me qëllim informimin mbi situatën e tij.

Ndërkohë, gjatë vizitës dyditore në Tiranë, misioni monitorues zhvilloi takime me disa institucione shtetërore, përfshirë Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related