Përplasje mes dy makinave në aksin Gjirokastër–Tepelenë, mjetet përfundojnë jashtë rruge

Data

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Mashkullorë, në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë. Dy automjete, një BMW dhe një Volkswagen, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë rruge pas goditjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve, e kombinuar me lagështirën në asfalt nga reshjet e fundit, çka ka bërë që drejtuesit të humbin kontrollin.

Efektivët e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësisë. Deri tani nuk raportohet për viktima, ndërsa po verifikohet gjendja shëndetësore e drejtuesve dhe pasagjerëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related