Berisha pas daljes nga SPAK: Audio e 21 Janarit është falsifikim – Urdhrin për të qëlluar ‘e keni në mendjen tuaj’

Data

Kreu i PD Sali Berisha doli pas rreth 2 orësh nga SPAK ku u pyet në lidhje me krimin shtetëror të 21 Janarit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.

Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar?

Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.

Ka një audio

Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.

Nga gazetarët Berisha u pyet edhe për një cështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë”.

Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?

Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related