Buxheti 2026 për Turizmin, Kulturën dhe Sportin rritet me 20%: prioritetet dhe ndarjet sektoriale

Data

Buxheti total i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit për vitin e ardhshëm parashikohet në 7,4 miliardë lekë, një rritje prej 20 për qind krahasuar me vitin 2025.  Ministri Blendi Gonxhja shprehet se projektbuxheti 2026 për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit paraqet një vizion të qartë për forcimin e turizmit të qëndrueshëm, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe rritjen e kapaciteteve krijuese e sportive në vend. “Prioritetet strategjike pasqyrojnë angazhimin për zhvillim afatgjatë dhe rritje të ndikimit kulturor, ekonomik dhe social”, shprehet Blendi Gonxhja ministër i MTKS-së në një postim në rrjete sociale.

Ministri Bendi Gonxhja bën me dije se 7.4 miliardë lekë buxhet total për MTKS (+20 për qind ) krahasuar me 2025, ku 4.95 mld lekë Kultura , 67 për qind e fondeve të ministrisë, +19.4 për qind krahasuar me 2025; Turizmi: 919 milionë lekë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit; Sporti: 834.6 milionë lekë, +32 për qind krahasuar me vitin e kaluar; Rinia: 285.8 milionë lekë, për financimin e politikave rinore; 2.08 mld lekë për paga dhe sigurime; 2.64 mld lekë për shpenzime operative; 2.66 mld lekë për investime kapitale. Në 17 nëntor, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja prezantoi në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, si dhe në Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet buxhetin 2026 për institucionin që ai drejton.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related