Një problem në Cloudflare ndërpreu shërbimet për miliona përdorues në faqet e internetit në botë. Nga ky problem, u prek edhe rrjeti social X si edhe webfaqet e mediave në Shqipëri. Nuk dihet arsyeja e defektit.
“Cloudflare është i vetëdijshëm dhe heton një çështje që potencialisht ndikon në klientë të shumtë. Detaje të mëtejshme do të jepen pasi më shumë informacion të bëhet i disponueshëm.”, tha kompania.
Gjurmimi i faqes së internetit Down Detector, i cili monitoron ndërprerjen, u godit gjithashtu nga vetë problemet teknike. Por kur u ngarkua tregoi një rritje dramatike të problemeve.
Cloudflare është një shërbim global që i ndihmon faqet e internetit të jenë më të sigurta, më të shpejta dhe më të qëndrueshme. Në thelb, funksioni i tij është të qëndrojë mes përdoruesit dhe faqes së internetit, duke filtruar sulmet dhe duke përmirësuar performancën. Cloudflare përdoret edhe në Shqipëri.
