Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka paralajmëruar nga protesta e mbajtur sot se ky tubim do të vazhdojë deri sa nga kryeministria të largohen kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.
“Kjo platformë, e cila do vazhdojë gjersa Rama dhe Belinda të shporren nga ai vend, do shndërrohet në uraganin e shpresës, fitores, besimit. Rrofshi ju! Rroftë Shqipëria!”, tha Berisha para mbështetësve demokrat.
