Arrestohet 32-vjeçari në Bulqizë për tentativë vrasjeje, policia sekuestron armën

Data

32-vjeçari Halit Bajraktari është arrestuar nga Policia e Dibrës pas 4 ditësh i shpallur në kërkim për plagosjen e 32-vjeçarit Alban Tançi në Bulqizë.

Halit Bajraktari akuzohet për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, teksa pas një konflikti qëlloi në drejtim të Alban Tançit duke e lënë të plagosur. Sakaq, policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë si dhe 5 copë fishekë.

“DVP Dibër

Ndalohet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes së ndodhur më 13 nëntor, ku tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.
Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë, me të cilën autori tentoi të vriste 32-vjeçarin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim H.B., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 13 nëntor 2025, dyshohet se pas një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri, duke e lënë të plagosur shtetasin A.T., 32 vjeç, banues në Bulqizë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, tip pistoletë, me 5 copë fishekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related