Shefi i diplomacisë gjermane vizitë zyrtare në Tiranë të hënën

Data

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e hënë më 17 Nëntor. 

Wadephul do të mirëpritet në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme nga Ministrja Spiropali në orën 15.30. 

Ministria e Jashtme njofton se pas takimit bilateral, të dy Ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e MEPJ, prej orës 16.30, deri në 17.00. 

Po ashtu, Ministria e Jashtme njofton se gazetarët pjesëmarrës duhet të jenë të pranishëm në MEPJ, 1 orë përpara fillimit të konferencës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related