Rritet buxheti për energjinë në 2026-ën: Fokus te eficienca, rinovimi i godinave dhe stacionet e karikimit elektrik

Data

Rreth 3.46 mld lekë është vlera e investimeve në sektorin energjetik për vitin 2026. Sipas projektbuxhetit që po diskutohet në komisionet parlamentare, investimet në këtë sektor në pjesën dërrmuese janë me financim të huaj, në masën 3.2 mld lekë. Në këtë shifër 2.49 mld lekë janë kredi, ndërsa 710 mln lekë, grante. Ndërkohë që financimi i brendshëm është parashikuar në rreth 261.8 mln lekë. Në raport me vitin 2025 financimi për sektorin energjetik ka një rritje me 610 mln lekë.

Sipas relacionit shoqërues të pr.buxhetit, rritja e eficiencës së energjisë kundrejt konsumit të përgjithshëm final është një nga 3 prioritetet për vitet në vijim. Kjo nëpërmjet shqyrtimit të programeve për promovimin e tregut, për penetrimin e teknologjive të përparuara si dhe rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme. Në këtë kuadër, janë parashikuar disa projekte të reja, për të cilat financimi nis në vitin 2026. Një prej tyre është rinovimi i ndërtesave shumëfamiljare me eficiencë energjie, në Fier, Divjakë dhe Lushnje, teksa financimi për vitin 2026 parashikohet në 25 mln lekë. Paralelisht do të vazhdojë financimi për rinovimin me eficiencë energjie të konvikteve të Qytetit Studenti.

Një tjetër projekt i ri është edhe realizimi i punimeve, auditimi dhe projekt-zbatimi për vendosjen e stacioneve të karikimit për makinat elektrike në disa qytete dhe pika kufitare. Për këtë projekt, financimi për vitin që vjen parashikohet në rreth 19.4 mln lekë. Mesa duket ky është një projekt paralel me atë që drejtohet nga OSHEE, pasi sipas tabelave të pr.buxhetit është parashikuar si fond për Agjencinë e Eficiencës së Energjisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related