Spiropali: Mbledhja Shqipëri–Itali, pikënisje historike drejt një Evrope më të bashkuar

Data

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali ka shpërndarë pamje nga mbledhja e përbashkët mes qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, ditën e sotme në Romë.

Spiropali e quan këtë mbledhje të parë të përbashkët, si një pikënisje historike për projekte të reja, bashkëpunim edhe më i ngushtë në rrugëtimin e përbashkët drejt Evropës së bashkuar.

Postimi i Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali në X:

Omnes viae Romam ducunt — Të gjitha rrugët të çojnë në Romë☀️

Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related