Rama dhe Meloni nisin në Romë mbledhjen historike mes dy qeverive

Data

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka pritur homogun e saj, Edi Rama në Romë. Rama ka udhëtuar drejt Romës me 10 ministra lidhur me mbledhjen e parë mes dy qeverive të dy vendeve.

Gjatë mbledhjes do të nënshkruhen 16 marrëveshje të reja bashkëpunimi.

Axhenda:

-Në orën 11:40 është parashikuar takimi mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni.
-Në orën 12:30 do të nisë mbledhja e përbashkët me delegacionet e të dy vendeve.
-Rreth orës 14:00 do të firmosen disa marrëveshje dhe memorandume mes Italisë dhe Shqipërisë, në fusha si mbrojtja dhe siguria, energjia, migracioni, mbrojtja civile, shëndetësia, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku;
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali;
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari;
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu;
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu;
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala;
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj;
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja;
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj;
dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

LISTA E MARRËVESHJEVE

SEKTORI: BASHKËPUNIM STRATEGJIK (G2G)

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për bashkëpunim strategjik në kujdesin shëndetësor, energji, mjedis, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, trajtimin e migracionit të parregullt, arsim, inovacion, diasporë, transformim ekonomik dhe rritjen inteligjente.

SEKTORI: SIGURI KIBERNETIKE

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane mbi bashkëpunimin për sigurinë kibernetike.

SEKTORI: POLICI & BASHKËPUNIM GJYQËSOR

3. Memorandum Mirëkuptimi mbi operacionet antidrogë ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë Qendrore për shërbimet kundër drogës në Ministrinë e Brendshme të Republikës Italiane.

SEKTORI: SHËNDETËSI

4. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për grantin për zbatimin e Projektit: “Përparimi i Shëndetit Neonatal dhe të Nënës në Shqipëri (ANMA)-AID 013307”.

SEKTORI: MBROJTJE

5. Marrëveshja kuadër mes dy qeverive për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

6. Marrëveshje Teknike ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Qeverisë së Italisë për transferimin e dy motovedetave për forcimin e kapaciteteve operacionale të Rojës Bregdetare Shqiptare.

7. Memorandum Mirëkuptimi midis KAYO sh.a. dhe Fincantieri S.p.A. në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related