Gjermani: Arrestohet ekstremisti që planifikonte atentate ndaj Scholz dhe Merkel përmes “darknet-it”

Data

Prokuroria Federale në Gjermani njoftoi arrestimin e një personi, që dyshohet se i përket organizatës “Qytetarët e Rajhut” dhe planifikonte atentate ndaj politikanëve, sipas informacioneve të ARD, SWR, n-tv dhe Der Spiegel. Ndër ta ish-kancelarët Olaf Scholz dhe Angela Merkel.

Sipas dy rrjeteve publike gjermane, 49-vjeçari, i arrestuar mbrëmjen e së hënës në Dortmund, përpiqej kohët e fundit të organizonte sulme përmes “darknet-it”. Në faqen e internetit që kishte krijuar, me emrin “Politika e Vrasjeve”, i dyshuari shpjegonte planin e tij.

Fillimisht, ithtarët e tij duhej të dhuronin para në kriptomonedha, si “shpërblim për kapje”, për profesionistë që më pas do të merrnin përsipër vrasjen e politikanëve “kundërshtarë”.

Autoritetet e trajtojnë çështjen si “plan financimi kriminal të terrorizmit” dhe për këtë përgjegjësinë e ka marrë prokurori i përgjithshëm federal Jens Rommel.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related