Avokati Kujtim Cakrani është larguar nga seanca paraprake që po mbahet për dosjen Meta. Para gazetarëve, ai tha se së pari gjykata duhet të shprehet për kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështa. Sipas tij, ajo është në konflikt interesi për shkak se ndaj saj ka nisur një hetim pas akuzave të vazhdueshme të Sali Berishës se ajo ka fshehur një dënim për falsifikim dokumentesh në Greqi.
“Unë vij këtu për të bërë proces të rregullt ligjor. Nëse çmenden prokurorët bashkë me gjyqtarët dhe japin e marrin prova me njëri-tjetrin që nuk ekzistojnë dhe janë të paligjshme…unë s’e kuptoj. Unë i kërkova gjykatës që të mos pranojë asnjë kërkesë të Prokurorisë që të pranojë prova të reja në këtë moment procedurial por të kthejë dosjen për hetime të mëtjeshme dhe prokuroia të bëjë procedurën. Ne të njoftohemi dhe përsëri dosja le të vijë në gjykatë, ne kemi mënyrën e marrjes së provave nga ana e gjykatës. Unë u largova nga procesi se pres që të shprehet gjykata për përjashtimin e zonjës Gjoka.
Unë do të vij në seancë. Unë nuk mungoj, madje edhe në tjetrën do të vij edhe kolegu im. Nuk ka shanse që Irena gjoka të gjykojë këtë çështje, për shumë arsye nuk mund ta gjykojë, është në konflikt interesi. Ne kërkojmë që të zëvendësohet me një gjyqtar tjetër. Nuk mund të mendoj se si do të ngrihet zonja Gjoka në mëngjes….Unë nuk po bojkotoj, kam bërë një kërkesë, po pres vendimarrjen e gjykatës se çfarë do të vendosë me zonjën Gjoka.”, tha ai.
