Shtyhet seanca për kërkesën e Ilir Metës në Apelin e Posaçëm për shuarjen e masës së sigurisë.
Shkak u bë paraqitja e një kërkese të re nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani me argumentin se muajin e kaluar ka gjykuar çështjen për revokimin e masës e cila vendosi mospranimin.
E njëjta gjyqtare nuk mund të gjykojë të njëjtin person mbi dy kërkesa të ndryshme tha avokati Cakrani. Seanca e radhës u la në datën 14 nëntor në orën 9:00.
