AKU Shkodër bllokon fermë qumështi në Trush dhe 25 ton misër nga Serbia për tejkalim të aflatoksinës B1

Data

AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër pasi raportohet se janë konstatuar parregullsi.

Ndërkohë ditën e djeshme u raportua se AKU, ka bllokuar një kamion me 25 ton misër që vinte nga Serbia. Bllokimi u bë në doganën e Hanit të Hotit teksa kamioni ishte duke hyrë drejt Shqipërisë nga Mali i Zi.

Shkak është bërë prania në sasinë e misrit të aplatoxinë B1 e cila ka dalë mbi normat e lejuara për Shqipërinë. Kjo normë sipas burimeve për vendet e BE është e lejueshme por në Shqipëri jo për shkak se ka norma të tjera.

Në këtë mënyrë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bërë bllokimin e sasisë prej 25 ton të misrit që po vinte nga Serbia.

Destinacioni final ishte qyteti i Elbasanit ndërsa bëhet fjalë për misër blegtoral refuzho.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related