Protestë para Parlamentit kundër projektligjit për Barazinë Gjinore: Koalicioni “Pro Familjes & Jetës” thirrje qytetarëve të bashkohen në tubim

Data

Qytetarët rikthehen sërish në mbrëmje këtë të martë 6 nëntor, teksa Parlamenti do të diskutojë projektligjin për Barazinë Gjinore.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, koalicioni shqiptar pro familjes & jetës, u bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e tubimit dhe protestës, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore.

‘Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!’, thuhet në thirrjen për protestë.

Statusi

KOALICIONI SHQIPTAR PRO FAMILJES & JETËS ju fton në TUBIM PAQËSOR, SONTE NË ORËN 19:00, para Parlamentit Shqiptar te Rruga e Elbasanit, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore! Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!

PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë zie kombëtare!

Ju lutem, ndajeni këtë postim me miqtë tuaj!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related