Beqaj ngushëllon familjen e Nanos: “Të rroni e ta nderoni Fatos Nanon”

Data

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano, mesazhe ngushëllimi kanë mbërritur nga shumë figura të njohura të politikës shqiptare. Ndër ta, edhe i ish-ministrit Ilir Beqaj, i cili iu drejtua djalit të Nanos, Kolit, me një mesazh ngushëllimi.

“I dashur Koli,

I kam përjetuar edhe unë, para disa vitesh, momentet e vështira që po kalon sot.

E marr me mend si ndihesh dhe e di se, për dhimbje të tilla, fjalët nuk mjaftojnë kurrë.

Më kujtohet se kur kam qenë në të njëjtën situatë, një burrë i mençur, profesor, më tha: “Në raste të tilla thuhet: të rroni e ta kujtoni, por unë po të them: të rroni e ta nderoni.”

I përjetshëm nderimi për JU, Fatos Nano!

Zoti ju dhëntë kurajo.

Të përqafoj,

Iliri” – shkruan Beqaj në një mesazh ngushëllimi të bërë publik në rrjetet sociale nga mbrojtësi i tij ligjor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related